Një tjetër fitoren e miqësoreve për “Vllazninë B”. Ditën e sotme ajo ka zhvilluar ndeshjen e rradhës me ekipin U-19 dhe ka fituar ndaj tij me rezultatin 2-1. Për kuqeblutë e trajnerit Kraja kanë shënuar në pjesën e parë Balaj pikërisht në minutën e 35-të ndërsa në të 70-tën ka shënuar Hajdari ndërsa në minutat e fundit të ndeshjes, të rinjtë shkodranë kanë shënuar golin e vetëm për ta.
“Vllaznia B” ka luajtur në këtë ndeshje me këtë formacion: Në portë ka qenë Vjerdha ndërsa në mbrojtje kanë luajtur Ruqi, Kukaj, A. Hoxhaj dhe Doda. Sakaq në repartin e mesfushës janë aktivizuar Dema, Hajdari, Balaj, dhe Bega ndërsa në sulm kanë luajtur Djepaxhia dhe Dibra. Kanë munguar në këtë takim për probleme dëmtimesh Erkoçeviq, Kola e Tula. Sakaq në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe E.Hasani, K.Hoxha, Prençi, Kushi, Kaçubela dhe A.Hasani. Pas kësaj miqësoreje, “Vllaznia B” ditën e premte do të luajë miqësoren e rradhës po në Shkodër, por këtë herë ndaj Besës së Kavajës.
© shkodrasport.com