Vazhdon seria e rezultateve pozitive per ekipin “Vllaznia B”. Ai ka mundur pasditen e sotme “Kukesin B” me rezultatin e thelle 7-2 ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 17-te kur Fikaj ka shenuar nje gol shume te bukur. Tete minuta me vone, shkodranet fitojne nje 11-metersh qe eshte kthyer ne gol nga kapiteni Borshi. Pjesa e pare ne kete menyre mbyllet me rezultatin 2-0.

Edhe fillimi i pjeses se dyte eshte i mire per kuqeblute qe shenojne edhe dy gola te tjer me ane te Palushanit dhe Stafes. Pas rezultatit 4-0, ata kane leshuar disi ne loje dhe kukesianet kane shenuar dy gola. Fillimisht me ane te portierit Basha nga pika e bardhe e 11-metershit dhe me pas me ane te Domit.

Por ne minutat e fundit, Vllaznia B do te shenonte edhe tre gola te tjera njeri pas tjetrit me autore Milen, Palushanin dhe Limonin. Perfundimisht 7-2 per ekipin shkodran qe me kete trepikesh eshte ngjitur ne kuoten e 27 pikeve duke mbajtur vendin e katert, me vetem 4 pike me pak se Terbuni qe kryeson.
© shkodrasport.com