Tjeter perballje ne mes formacionit te dyte te ekipit te Vllaznise, ose ndryshe ekipi “B” dhe atij te seleksionimit te lojtareve te U21 dhe U19 te Akademise Vllaznia. Ndeshja eshte luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Golemit dhe ndryshe nga takimi i javes se kaluar kete here eshte dominuar teresisht nga lojtaret e ekipit te pare.

Kete e tregon me se miri edhe rezultati i thelle ne favorin e tyre, 6-0. Duhet thene se “Vllaznia B” ka luajtur shume me mire kete here, ndoshta ndikuar edhe nga fakti qe kundershtaret e tyre ne fushen e lojes kane qene ne nje dite per t’u harruar.

Protagonisti kryesor ne kete ndeshje ka qene sulmuesi Antonio Delaj i cili ka shenuar plot 3 gola, nderkohe qe te tjeret mbajne per autore futbollistet Mehdi Çoba, Arval Maliqi dhe Ensar Tafili.

Ne kete ndeshje eshte aktivizuar edhe mbrojtesi i majte qe eshte ne prove, Podrimcaku qe pergjithesisht ka bere nje paraqitje te mire. Nderkohe sulmuesi senegalez i ardhur dy dite me pare, Matar Dieye nuk ka qene fare i pranishem ne kete ndeshje./www.shkodrasport.com/


VLLAZNIA B- VLLAZNIA U19/U21 6-0

Golat: Delaj, Çoba, Maliqi, Tafili

VLLAZNIA B: Jukaj, Brahimi, Pusi, Spahija, Podrimcaku, Shimaj, Maliqi, Tafili, Zaganjori, Delaj, Çoba. Trajner Thomas Brdariç

VLLAZNIA U19/U21: Lujkaj, Muhaj, Rroku, Gerbeti, Selmani, Zymeri, Çelepija, Hoxha, Kubazi, Ara, Halili. Trajner Edmond Doçi