Kuqeblute e trajnerit Kraja kane arritur te marrin nje fitore shume te rendesishme ndaj nje rivali kryesor siç ishte Korabi.

“Vllaznia B” ka fituar me rezultatin 3-1 ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne “Reshit Rusi”.

Takimi eshte zhbllokuar qe ne ‘9 kur Ruqi kalon ne avantazh shkodranet. Pjesa e pare do te mbyllej me kete gol.

Ne ‘60 Pusi do te dyfishonte shifrat por gezimi i vendasve zghati vetem pak sekonda sepse Lleshi do te shenonte per Korabin.

Megjithate ne minuten e 75-te do te jete mbrojtesi Isufi qe me koke do te shenonte edhe golin e trete per “Vllaznine B” qe do te vuloste dhe rezultatin perfundimtar te ndeshjes.

Ky lojtar ashtu si dhe ne ndeshjen e kaluar, behet protagonist dhe shpetimtar per skuadren e tij me golat qe shenon.

Trepikeshi i sotem pritet te jete shume i rendesishem per ecurine e metejshme te ekipit shkodran ne kampionat.