Dita e sotme mësohet të ketë qenë e ngarkuar për drejtuesit e klubit Vllaznia sepse kanë mbyllur procesin e firmosjes së kontratave me futbollistët që do të përfaqësojnë “Vllazninë B” në kampionatin e ri që do të startojë pikërisht pas dy ditësh.
Ende nuk është zbardhur lista e lojtarëve që do të federohen megjithatë burime pranë klubit bëjnë të ditur se pjesë e këtij ekipi do të jenë emra të njohur futbollistësh si Arsen Hajdari, Arenc Dibra, Bekim Erkoçeviq, Ari Djepaxhia e të tjerë që janë të njohura sepse kanë luajtur edhe në Superligë. Përveç tyre do jenë edhe shumë të rinj të talentuar dhe me këtë përbërje, Vllaznia B pritet të shfaqet si një ekip serioz në kampionatin e kategorisë së parë ku si objektiv do të ketë renditjen në pesë vendet e para.
© shkodrasport.com