“Vllaznia B” arrin te gjeje fitoren e pare ne kampionatin e sivjetem teksa ka mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Sopotit.

Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” pasditen e sotme.

Kuqeblute kane kaluar dy here ne avantazh qe ne pjesen e pare me ane te sulmuesit Palushani ne minuta 4 dhe 30.

Ne pjesen e dyte librazhdasit kane ngushtuar rezultatin me ane te Alliut ne ’53 por tre minuta me vone ato do te mbeteshin me 10 futbolliste sepse Xhakeri do te ndeshkohej me kartonin e dyte te verdhe dhe duke shkaktuar 11-metersh ne favor te Vllaznise.

Ate e merr persiper ta gjuaje kapiteni Borshi qe gaboi duke e derguar topin mbi traverse.

Nga kjo perfitojne miqte qe kerkojne me ngulm golin e barazimit duke iu ofruar shume atij por pa ia dale dot.

Perfundimisht 2-1 per Vllaznine B qe me kete fitore ngjitet ne kuoten e 4 pikeve pas dy javesh kampionat.