Vllaznia B nuk ia del tw fitojw as ndaj Dinamos, skuadwr e cila e ka mundur 1-0 brenda nw “Reshit Rusi”. Në një ndeshje të luajtur në Shkodër, ekipi i Igli Allmuçës tregon se është shumë i hidhur në transfertë. Ndaj vendësve ekipi blu tregohet racional. Me një gol të Gjatës në pjesën e dytë, siguron fitoren dhe kthehet në Tiranë me pikë. Vllaznia B ende nuk po arrin që të gjejë fitoren në kampionat.

Shkodranët kanë 5 javë që nuk fitojnë, duke i bërë një nisje aspak të mirë këtij sezoni. Kuqeblutë kanë humbur 0-1 përballë Dinamos, ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Vllaznia nuk ka zhvilluar një lojë siç pritej, ndërsa objektivi ishte fitorja në këtë përballje. Nga ana tjetër, Dinamo ka shfrytëzuar këtë dobësi të shkodranëve në këtë nisje jo të mirë të kampionatit, duke arritur fitoren. Ka mjaftuar një gol i Gjatës në minutën e 62-të, që blutë e kryeqytetit të largohen me 3 pikë nga Shkodra. Vllaznia B nuk arrin të prodhojë aksione të rrezikshme, ndërsa rasti më i mirë është një shtyllë e Djepaxhisë në minutën e 27-të të pjesës së parë. Dinamo gjatë gjithë kohës është munduar që të mos pësojë gol dhe për të parë portën kundërshtare, bazohet te kundërsulmi. Pjesa e parë mbyllet e bardhë 0-0.
Në pjesën e dytë kryeqytetasit shohin më shumë nga porta e Vllaznisë, duke arritur të gjejnë rrugën e golit. Gjata depërton i vetëm, futet brenda zonës dhe mbrojtja vendase gabon, duke i liruar hapësirë. Gjata godet duke bërë që topi të ndalet në rrjetë përmes një diagonaleje të saktë. Vllaznia pas disavantazhit mundohet të kundërpërgjigjet, por Dinamo mbrohet mirë, duke thyer sulmet e shkodranëve. Përfundimisht mbyllet me fiton e miqve nga Tirana me një gol të shënuar në pjesën e dytë. Vlllazia edhe pse janë zhvilluar pesë javë kampionat, nuk merr dot fitoren e parë, ndërsa blutë ia dalin të marrin trepikëshin e parë në transfertë.
Kuqeblutë kanë 2 barazime dhe 3 humbje në këto 5 ndeshje të luajtura, ndërsa shpresojnë që në vazhdimësi kjo situatë të ndryshojë.