Duhej të ishte ndryshe por rezultati i ndeshjes së sotme ka qenë vërtetë zhgënjyes për ekipin “Vllaznia B”. Ajo është mundur me rezultatin 0-4 në Gramsh nga skuadra vendase.
Çdo gjë është mbyllur në 38 minutat e para të ndeshjes kur Gramshi ka shënuar njëri pas tjetrit katër gola. Fillimisht ka shënuar Zani që në minutën e 3-të dhe më pas ka ardhur rradha e Zaimit në ’18, Latifit në ’20 dhe Zanit në ’38.
Pavarësisht përpjekjeve të ekipit shkodran për të shënuar qoftë edhe një gol të vetëm, nuk ia ka dalë. Duhet thënë se “Vllaznia B” ka patur shumë mungesa në këtë ndeshje, për arsye dëmtimesh por edhe pezullimesh për kartona.
Prandaj dhe alternativat në dispozicion të stafit teknik kanë qenë shumë të pakta dhe kjo ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes që në fund i ka takuar Gramshit në shifrat e thella 4-0. Me këtë humbje, kuqeblutë tashmë e shohin veten larg të gjitha pretendimeve për t’u ngjitur një kategori më lart.
© shkodrasport.com