Me shumë përpjekje e sakrifica gjatë gjithë sezonit, “Vllaznia B” ia ka dalë të sigurojë sërish qëndrimin në kategorinë e parë.
Natyrisht duke shpresuar që edhe ekipi i parë të qëndrojë në Superligë sepse përndryshe, gjithçka do të shkonte dëm.
Ekipi i dytë ka luajtur sot pasdite në “Niko Dovana” finalen e play off-it ndaj Orikut dhe ka fituar vetem fale penalltive me rezultatin 4-3 sepse koha e rregullt dhe shtesa perfnduan 2-2.
Djemtë e drejtuar nga trajneri Ervis Kraja kanë arritur të shënojnë me anë të mesfushorit Denis Dyca në minutën e 33-të dhe me këtë gol është mbyllur kjo pjesë.
Duhet thënë se në formacionin e parë të ekipit shkodran kanë luajtur në këtë ndeshje edhe emra të tillë si Erjon Vucaj, Arlind Kalaja e Erdenis Gurishta.
Në pjesën e parë, ka qenë Denis Dyca që do të zhbllokonte shifrat në ’33. Me këtë gol do të mbyllej kjo pjesë.
Në të dytën, Vllaznia B tentoi të shënonte edhe golin e dytë në mënyrë që ta siguronte fitoren e kësaj ndeshje, por në fakt janë ndëshkuar.
Në minutën e 67-të ka qenë Hoxha që ka shënuar për ekipin vlonjat duke barazuar shifrat.
Por ky barazim nuk ka zgjatur shumë. Tre minuta më vonë, pra në të 70-tën, ka qenë sulmuesi Belajdi Pusi që ka kaluar sërish në avantazh Vllazninë B.
Por kur u duk se çdo gjë do të përfundonte me fitoren e saj, në minutën e 95-të arbitri Meta do të jepte një 11-metërsh për Orikun i cili do të kthehej në gol nga Dhrami.
Kjo ka bërë që koha e rregullt të përfundonte në barazim 2-2, duke sjellë kësisoj edhe shtesat e lojës.
Në të parën është akorduar një 11-metërsh për Vllazninë B por nga pika e bardhë Gurishta ka gabuar.
15 minutat e para te shtese jane mbyllur pa ndonje gol tjeter dhe e njejta gje ndodh edhe ne te dytat duke bere qe rezultati perfundimtar pas 120 minutash loje te ishte 2-2.
Nje rezultat i tille beri qe te dy ekipet t’i drejtoheshin pikes se 11-metershit per te percaktuar fituesin i cili eshte Vllaznia B qe fitoi me rezultatin 4-3.
Ne penallti, Gurishta, Hajdari, Hallunaj e Bega, ndersa kane gabuar Pusi, Kalaja e Vjerdha duke i dhene mundesi Vllaznise B te fitonte 4-3 dhe te siguronte kalimin nje kategori me lart.
Nje merite padyshim per kete sukses kishte portieri Zamir Vjerdha qe ka pritur tre 11-metersha.
© shkodrasport.com