Lajmet e mira për ekipin e dytë të klubit Vllaznia, atë “B”, kanë vijuar sërish sot. Përveç mbrojtësit Erbet Hotaj që ka dalë në stërvitje ditën e sotme dhe që e kishim paralajmëruar që dje, një tjetër surprizë ka dhuruar trajneri Kraja. I pranishëm në këtë seancë ka qenë një tjetër futbollist me emër: Ergi Borshi. Mesfushori 22 vjeçar duket se nuk ka arritur akordin financiar me drejtuesit e Lushnjës me të cilën u stërvit për disa ditë dhe në këto kushte, ka vendosur të rikthehet sërish në Shkodër.

Do ta nisë nga Vllaznia B dhe padyshim që konsiderohet një përforcim i rëndësishëm duke pasë parasysh largimet e Demës, Erkoçeviq apo të ndonjë tjetri. Në ditët e ardhshme, trajneri Kraja bën të ditur se mund të ketë edhe ndonjë afrim tjetër të rëndësishëm, megjithatë emri i tij nuk zbulohet për momentin.
© shkodrasport.com