Pavarësisht dëshirës për të marrë pikë edhe në ndeshjen e tretë të këtij sezoni ndaj Korabit, “Vllaznia B” nuk ia ka dalë kësaj here.
Ajo është mundur me rezultatin 0-1 në takimin e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e qytetit të Peshkopisë.
Fatin e ndeshjes e ka vendosur goli i shënuar nga Taku që në minutën e 20-të të ndeshjes. Më pas, pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve, nuk ka patur gol tjetër.
Duhet thënë se është zhvilluar një ndeshje e fortë, karakterizuar nga një luftë e ashpër në mes futbollistëve të të dy ekipeve e këtë e tregon në njëfarë mënyrë edhe numri i madh i kartonëve të marrë.
Nga “Vllaznia B” janë ndëshkuar në këtë takim tre futbollistë dhe pikërisht Borshi, Balaj dhe Isufi. Ne fundin e ndeshjes ka patur tension ne mes futbollisteve te te dy skuadrave dhe portieri i Korabit eshte ndeshkuar me karton te kuq.
Me humbjen e sotme, ekipi shkodran mbetet sërish në vendin e fundit të tabelës së renditjes.
Ai padyshim që duhet të kërkojë fitoren sidomos në ndeshjet që do të luajë në “Reshit Rusi” në mënyrë që të arrijë objektivin që ka për të qëndruar në kategorinë e parë.
© shkodrasport.com