Pasditen e sotme ka startuar edhe kampionati i kategorisë së dytë. Që në javën e parë ai ka dhuruar një sfidë shumë interesante në mes ekipeve “B” të klubeve të njohura të Vllaznisë dhe Partizanit.
Dhe ato janë ndarë në barazim 1-1 në takimin e luajtur në “Reshit Rusi”. Të parët kanë kaluar në avantazh miqtë me anë të Dacit që në minutën e 9-të.
Sulmuesi i të kuqve ka vepruar bukur në hyrje të zonës dhe gjuajtja e tij ka qenë e shkëlqyer duke mos i dhënë mundësi portierit Hasani ta ndalë dhe topi përfundon në rrjetë.
Goli u jep qetësinë futbollistëve të Partizanit që kontrollojnë edhe mesfushën ndërkohë që shkodranët e kanë të vështirë të reagojnë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për “Partizanin B”.
Në të dytën është Vllaznia B që zgjohet dhe rrit presionin por goli i barazimit do të vinte vetëm në minutën e 83-të.
Kapiteni Borshi gjuan nga jashtë zone dhe topi nuk kontrollohet si duhet nga portieri kundërshtar duke përfunduar më pas në rrjetë. Në minutat e mbetura nuk ka më zhvillime dhe për rrjedhojë barazim 1-1.
Formacioni i Vllaznisë B në këtë ndeshje ka qenë ky: E.Hasani, Pateriku (Hoxha 46′), Kola, Borshi, Smajli, Hyseni, Stafa (Stafa 60′), Rahova, Fikaj, Mila (A.Dibra 69′), Palushani.
© shkodrasport.com