Ngjitja në kategorinë e parë natyrisht që është konsideruar një sukses për ekipin e dytë të klubit Vllaznia. Trajneri Kraja dhe futbollistët e tij kanë bërë ndoshta të pamundurën dhe arritën një objektiv që padyshim është “qershia mbi tortë” e këtij ekipi. Por tashmë festa ka mbaruar dhe të gjithë presin se cilët do të jenë kundërshtarët e ekipit B në këtë kategori.
Sigurisht që tifozët kuqeblu duan një përballje me Tiranën si për të vazhduar hakëmarrjen ndaj saj. Natyrisht që Vllaznia B nuk do të ketë objektiv ngjitjen në Superligë ngaqë rregullorja nuk e lejon këtë gjë megjithatë mund të bëhet një pengesë e ekipeve të tjera në pretendimet e tyre. Pritet që pas pak ditësh të hidhet edhe shorti i kampionatit të ri ku do të mësohen përfundimisht edhe kundërshtarët e tyre.
© shkodrasport.com