Përgatitjet e sezonit të ri futbollistik vazhdojnë për Vllazninë B vazhdojnë. Përveç stërvitjeve të përditshme, stafi teknik vijon punën për konsolidimin e ekipit dhe për këtë arsye po zhvillon edhe disa ndeshje miqësore. Për këtë javë, e fundit e përgatitores para nisjes së kampionatit, trajneri Ervis Kraja ka planifikuar edhe dy miqësore të tjera.
Kështu pasditen e nesërme, kuqeblutë do të luajnë ndaj ekipit U-19 që drejtohet nga trajneri Luan Zmijani ndërsa ditën e premte është rënë dakord për të luajtur ndaj Besës së Kavajës. Me këto ndeshje, do të marrë formë përfundimtare formacioni me të cilin Vllaznia B do të përfaqësohet sivjet në kampionatin e kategorisë së parë.
© shkodrasport.com