Afrimi i nisjes së sezonit të ri futbollistik ka vënë në lëvizje të gjithë ekipet e KF Vllaznia. Përveç ekipit të parë, edhe dy ekipe të tjera të tij po zhvillojnë ndeshje të ndryshme miqësore. Kështu, pasditen e së mërkurës “Vllaznia B” do të ndeshet me Vllaznia U-19. Ndeshja do të nisë në orën 17.30 në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Ajo do t’i shërbejë trajnerëve Kraja e Zmijani për të testuar ekipet e tyre në prag të nisjes së ndeshjeve zyrtare. Natyrisht që për momentin vëmendja më e madhe është e përqendruar tek ekipi B sepse ai e nis më shpejt kampionatin. Padyshim që stafi teknik po mundohet të harmonizojë sa më mirë lojtarët që ka në dispozicion sepse e pret një kampionat i vështirë ndaj ekipeve me pretendime dhe sigurisht që do të tentojë të paraqitet sa më mirë ndaj tyre.

© shkodrasport.com