Vllaznia B nesër do të luajë ndeshjen e fundit të fazës së dytë të Kategorisë së Parë dhe si kundërshtare do të ketë skuadrën e
Burrelit.

Luajtja e kësaj ndeshje jo në Burrel por në Tiranë, për trainerin Ervis Kraja është mjaft favorizuese.

Natyrisht që objektivi i skuadrës shkodrane është ta fitojë këtë ndeshje duke iu larguar sa më shumë zonës së rrezikut pasi sipas rregullores, në këtë fazë, skuadrat ndahen në dy grupe.

Pesë të parat do luftojnë për titullin kampion ndërsa pesë të dytat për të mos rënë nga kategoria.Vllaznia B do jetë në pesëshen e dytë ku padyshim objektivi do të jetë renditja në një pozicion sa më të mire dhe normalisht per te mos rene nga kategoria.

Traineri Kraja tregon më tej se në këtë ndeshje ka favorin që të marrë me vete edhe futbollistë të ekipit të parë kuqeblu duke i dhënë më shumë siguri në këtë ndeshje.

Si një nga problematikat për Krajën është arbitrimi ku në jo pak raste janë ankuar për gjykim të njëanshëm duke penalizua jo pak skuadrën e Vllaznisë B.

Ndër të tjera traineri Ervis Kraja shprehet se kundërshtari që do të kenë përballë këtë të shtunë nuk duhet të merret lehtë nga lojtarët e tij pasi pavarësisht se skuadra e Burrelit nuk ka zhvilluar një performancë dinjitoze në fazën e parë duke pësuar shumë humbje në të dytën kanë bërë ndryshime të mëdha duke u përforcuar ndjeshëm.
© shkodrasport.com