Prej tre ditësh ka nisur stërvitjen edhe ekipi B i klubit Vllaznia. Siç është bërë e ditur, ai do të marrë pjesë sivjet në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar me objektiv ngjitjen sërish në të parën.
Por ndërkohë ajo që është vërejtur në këto seanca të para, ka qenë numri i vogël i futbollistëve të pranishëm. Arsyeja është shumë e thjeshtë:
Një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve që kanë qenë vjet pjesë e tij, janë duke u stërvitur aktualisht me ekipin e parë.
Trajneri Ervis Kraja për këtë arsye është duke pritur mbylljen e periudhës së seleksionimeve të ekipit të parë dhe pjesa e futbollistëve që nuk do të jenë në dispozicion të kolegut Lika, do të kalojë sërish tek ekipi B.
Kampionati i kategorisë së dytë do nisë më 15 shtator dhe në pamje të parë duket se ka kohë megjithatë në klubin shkodran e kanë marrë shumë seriozisht riorganizimin sa më parë edhe të këtij ekipi dhe prandaj nga dita në ditë rradhët e tij do të vijnë duke u shtuar.
© shkodrasport.com