Rezistenca e ekipit të dytë të KF Vllaznia, pikërisht atij “B”, ndaj ekipit të Burrelit, në ndeshjen e fundit të fazës së dytë të kampionatit të kategorisë së parë, ka zgjatur vetëm 45 minuta.
Në të dytën, futbollistët shkodranë janë ndëshkuar dy herë dhe për rrjedhojë kanë dalë të mundur në shifrat 0-2 ndaj matjanëve.
Ndonëse ndeshja është luajtur në fushë asnjanëse, kjo nuk shërbeu si favor për kuqeblutë.
Në minutën e 62-të ata kanë pësuar golin e parë, shënuar nga Becka për Burrelin ndërkohë që ’80 ka qenë Ajazi që ka dyfishuar shifrat.
Me këtë humbje, “Vllaznia B” ka mbetur sërish në kuotën e 19 pikëve dhe tashmë është barazuar me pikë me Burrelin duke ndarë me njëri- tjetrin vendin e fundit dhe të parafundit në renditje.
© shkodrasport.com