“Syri” i keq për ekipin “B” të klubit Vllaznia vazhdon. Pas tre fitoreve rradhazi që arriti para pak javësh, tashmë ka rregjistruar tre humbje rradhazi. Të parën e të dytën në Shkodër ndaj Egnatias e Tërbunit ndërsa sot ka humbur ndaj ekipit kryesues të kampionatit- Kastriotit. Në ndeshjen e luajtur në Krujë, në fund të takimit është vulosur rezultati 1-0 për vendasit.

Fatin e saj e ka vendosur goli i mesfushorit shkodran Denis Dyca që në minutën e 12-të. Në pjesën e dytë, “Vllaznia B” u mundua të shikonte drejt portës kundërshtare për të kërkuar golin e barazimit por pa sukses. Trajneri Kraja ka aktivizuar edhe Tulën, Hotin e Hoxhën në pjesën e dytë megjithatë asgjë nuk ndryshoi. Ekipi shkodran pas javës së 12-të të kampionatit, mbetet sërish në vendin e nëntë në renditje me 11 pikë të grumbulluara. Në ndeshjet e tjera të grupit A, u arritën këto rezultate në takimet e sotme:
Tërbuni- Besa 1-0
Korabi- Egnatia 0-2
Dinamo- Burreli 1-0
Kastrioti- Vllaznia 1-0

© shkodrasport.com