Ekipi i dytë i klubit Vllaznia, ai “B” sot i është rikthyer sërish fitores në kampionat teksa ka mundur në transfertë ekipin e Internacionalit.

Madje me rezultatin e pastër 3-0 në takimin e luajtur në Pezë-Helmes. Një fitore që padyshim vlen shumë për ecurinë e mëtejshme në kampionat të kuqebluve.

Në pjesën e parë ka qenë mesfushori Samet Ruqi që ka zhbllokuar shifrat dhe duke shënuar golin e parë për Vllazninë B. Ndërkohë në pjesën e dytë janë shënuar edhe dy gola të tjerë, fillimisht me anë të sulmuesit Belajdi Pusi në minutën e 48-të dhe më pas me 11-metërsh në minutën e 79-të me autor Brendon Smajlin.

Me këtë fitore, “Vllaznia B” është ngjitur në kuotën e tetë pikëve dhe është e pozicionuar në mesin e tabelës së renditjes.
www.shkodrasport.com