Kalendari i kategorisë së parë nuk ka qenë aspak i favorshëm për “Vllazninë B”. Pas ndeshjes së parë të luajtur në transfertën e Rrogozhinës të shtunën që shkoi, të njëjtën gjë asaj i duhet të bëjë edhe këtë fundjavë. Sërish do të luajë jashtë Shkodre, këtë herë ndaj Tërbunit. Takimi që do të luhet të shtunën në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës konsiderohet i vështirë për djemtë që drejtohen nga trajneri Ervis Kraja sepse vendasit konsiderohen pretendentë në Grupin A.

Por kjo nuk “i tremb” shkodranët që padyshim do të kërkojnë të marrin pikë. Kanë qenë shumë pranë edhe në Rrogozhinë ndaj Egnatias por mungesa e fatit por edhe arbitrimi i njëanshëm (kuqebluve u është anulluar një gol mëse i rregullt) çuan në humbjen e kësaj ndeshje të parë. Mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë të shtunën në Pukë ndaj një skuadre që drejtohet nga një shkodran- Kreshnik Krepi dhe që ka në përbërje të saj thuajse të gjithë futbollistë shkodranë.
© shkodrasport.com