Pavarësisht se ka qenë një ndeshje miqësore apo dhe testuese, fitorja e sotme e ekipit “Vllaznia B” ndaj “Vllaznia A” mund të quhet një surprizë. Arsyeja është e thjeshtë. Tek ekipi i dytë luajnë futbollistët të cilët nuk kanë gjetur hapësirat e duhura tek ekipi i parë dhe diferencat në emra dhe në pagesa, padyshim që janë të mëdha.
Por në miqësoren e sotme, lojtarët e drejtuar nga trajneri Kraja shfaqën më shumë dëshirë e karakter në fushë dhe fituan 1-0. Pjesa e parë në fakt është mbyllur pa gola dhe në fushë për ekipin e parë trajneri Gjoka kishte hedhur lojtarët e tij më të mirë. Në të dytën ndërkohë, në fushë u futën rezervat dhe ndaj tyre, Vllaznia B arriti të shënojë në minutën e 59-të me anë të Pusit një gol shumë të bukur. Më pas, kuqeblutë i rritën përpjekjet e tyre dhe krijuan disa raste shënimi por pa sukses. Madje ata kanë patur mundësi të shënojnë edhe nga pika e bardhë me anë të Ribajt por gjuajtja e tij është pritur nga portieri Eldi Hasani. Më pas, ka qenë edhe Kalaja shumë pranë golit por gjuajtja e tij ka përfunduar vetëm në shtyllë. Përfundimisht 1-0 për Vllaznia B.
Vllaznia- Vllaznia B 0-1
Vllaznia A: Selimaj, Gurishta, Orelesi, Pjeshka, Marku, Lika, Tafili, Hasani, Vucaj, Çinari, Atsina Tr: E.Gjoka. U aktivizuan edhe Vjerdha, Kukaj, Ribaj, Kruja, Brahimi, Mehmedaj, Hysenaj, Hajdari, Kalaja, Miloti e Kiri.
Vllaznia B: Sherri, Bala, Ruqi, Isufi, Kola, Bega, Hallunaj, Kushi, Dibra, Pusi, Erkoçeviç. Tr: E.Kraja. U aktivizuan edhe El.Hasani, Tula, Hyseni, Prençi, Hoti e Hasanaj.
Gjyqtarë: D.Jubicaj, N.Sterkaj, L.Jubani
Shënues:Pusi 59′
© shkodrasport.com