Ekipi i dytë i Vllaznisë, ka arritur pasditen e sotme një tjetër fitore. Kjo e treta rradhazi dhe me trepikëshin e sotëm, ai është ngjitur në vendin e dytë në renditje duke qenë vetëm një pikë larg Albpetrolit ndonëse ky i fundit ka zhvilluar një ndeshje më shumë. Vllaznia B pasditen e sotme në “Reshit Rusi” ka “dërrmuar” ekipin e Internacionalit në shifrat e thella 5-0. Ndeshja vetëm në pjesën e parë ka patur histori.
Në këto 45 minuta është shënuar vetëm një gol, pikërisht nga Balaj me 11-metërsh. Ndërkohë, në të dytat kanë ardhur edhe katër të tjerë që kanë patur Hysenin dhe tre të tjerët, nga futbollistët e ekipit të parë, Denis Dyca, Arsid Kruja dhe Rubin Hebaj. Prania e këtyre futbollistëve në këtë ekip sigurisht që i ka dhënë tjetër paraqitje atij. Tre fitoret e arritura të këtij ekipi, natyrisht që janë një nxitje për më tej dhe natyrisht që do të ndikojnë tek futbollistët për të arritur objektivin që klubi ka vënë me këtë ekip, ngjitjen në kategorinë e parë në fund të sezonit.
© shkodrasport.com