Vllaznia ka arritur te marre nje barazim me shume vlere ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Selman Stermasi”. Ndaj Tiranes eshte fiksuar rezultati 0-0 ne fund te 90 minutave. Nje pike kjo qe vlen me shume nga ana psikologjikenper kuqeblute qe vinin pas dy hunbjesh rradhazi.

Ne minuten e 20-te nje aksion i bukur i Vllaznise, Emerson pason tek Hygor qe vepron shkelqyeshem me topin, gjuan me te majten dhe topi godet traversen dhe perfundon jashte.

Ne minutat e fundit te pjeses se pare Tirana e rriti presionin dhe ne nje moment, Sherri behet protagonist duke grushtuar nje top shume te veshtire qe u duk se perfundoi ne rrkete. Pjesa e pare kesisoj u mbyll ne barazim 0-0.

Ne pjesen e dyte Ngoo eshte shume prane golit por topi i goditur prej tij goditi shtyllen e majte pingule. Ne minuten e 75-te nderkohe Shtubina ka mundesi te kaloje ne avantazh Vllaznine por vonon ne gjuajtje duke humbur nje mundesi te shkelqyer.

Tirana- Vllaznia 0-0

Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajlgeci, Çelhaka (62′ Hasani), Halili, Batha, Kobina, Kale, Ngo.

Trajner: Julian Ahmataj

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika ( Shtubina), Sinjo (Kruja), Maranhao.

Trajner: Safet Osja