Vllaznia dhe Teuta kane ndare nga nje pike ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit. Pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, i gjithe 90 minuteshi eshte mbyllur ne barazim pa gola 0-0.

Shkodranet kane qene me te qarte ne pjesen e pare teksa kane kontrolluar gjithçka, por lojtaret nuk kane qene konkret ne rastet e krijuara. Nderkohe ne minuten e 12-te Vllaznia ka pretenduar per nje 11-metersh sepse Gjini ka prekur topin me dore brenda zone, por pas verifikimit edhe ne sistemin VAR arbitri nuk ka treguar piken e bardhe. Pjesa e pare u mbyll pa rrjeta te prekura.

Ne fillimin e pjeses se dyte, eshte Teuta qe shenon por goli anullohet per pozicion jashte-loje. Loja vazhdon dhe rastet nuk mungojne ne te dy portat, por sulmuesit nuk jane te sakte ne goditjet e tyre drejt portave te mbrojtura nga Vata dhe Qarri.

Edhe ne minuten e 87-te Vllaznia pretendoi per nje 11-metersh pas pengimit ne zone te Ajdareviç nga portieri Vata, por serish arbitri Alla pas konsultimit edhe me sistemin VAR nuk e akordojne ate. Vendime keto qe kane sjelle irritime te vazhdueshme te lojtareve te Vllaznise, por edhe te tifozeve shkodrane te pranishem ne stadiumin “Niko Dovana”.

Me piken e marre sot Vllaznia eshte ngjitur ne kuoten e 52 pikeve dhe mban serish vendin e dyte ne renditje, por tashme Partitani i vendit te trete eshte vetem nje pike larg./www.shkodrasport.com/


TEUTA- VLLAZNIA 0-0

TEUTA: Vata, Jazxhi, Gjini, Kotobelli, Beqja, Kruja, Lloci, Daja, Boçi, Arifi, Daci. Trajner: E.Martini.

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Pusi, Stojanoviç, Jago, Sala, Boshnjaku, Mala, Çoba, Balaj. Trajner: Q.Osmani

GJYQTARË: L.Alla (Lushnjë), E.Doda( Tiranë), M.Qose (Lushnjë)