
Vllaznia nuk ka arritur të fitojë as ndaj Besëlidhjes.Në miqësoren e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”, është arritur rezultati i barabartë 1-1. Tre ndeshje miqësore, asnjë fitore për Vllazninë. Kjo është ecuria e deritanishme e saj në përgatitoren e sezonit të ri. Rezultate këto që sigurisht e kanë bërë të pakënaqur trajnerin Shpëtim Duro që kërkon më tepër nga skuadra e tij. Edhe dje ndaj Besëlidhjes në miqësoren e mbyllur në barazim 1-1, sërish shkodranët kanë çaluar në organizimin e lojës dhe në sulm. Në pjesën e dytë janë bërë disa zëvendësime megjithatë sulmuesi I ardhur për provë Sekuliç ka qëndruar në fushë dhe do ishte ky futbollist që do shënonte golin e vetëm për Vllazninë. Ka ndodhur kështu në minutën e 65-të kur ai ka marrë një top pas shpinës së mbrojtjes lezhjane dhe përballë portierit Xhika nuk ka gabuar duke e dërguar topin në rrjetë. U mendua se kjo miqësore do të mbyllej me fitoren e saj por nuk do ndodhte kështu. Në minutën e 85-të do ishte mbrojtësi shkodran që luan për Besëlidhjes, Bruno Kepi ai që do shënonte golin e barazimit. Përfundimisht barazim 1-1 në miqësoren e tretë të Vllaznisë gjatë përgatitores së kësaj vere. Një barazim që nuk ka kënaqur sërish trajnerin Duro që pas ndeshjes është shprehur i pakënaqur me lojën e skuadrës së tij.
www.shkodrasport.com