Vllaznia nuk ka shkuar me shume sesa barazimi 1-1 ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur mesditen e sotme ne Fier ndaj Apolonise vendase.

Ne pamje te pare duket nje rezultat zhgenjes per vajzat shkodrane te cilat synonin fitoren edhe ne kete ndeshje, por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu, e kjo per disa arsye.

Njera prej tyre ka patur te beje edhe me arbitrimin disi te njeanshem te treshes se arbitrave me kryesor Ardian Beqirin, pa nenvleftesuar edhe lojen e rende te vendaseve.

Vllaznia megjithate arriti te shenonte e para. Pas nje krosi te Currajt nga e majta, topi eshte devijuar edhe nga mbrojtesja Iljadhi dhe ka perfunduar ne rrjete. Pjesa e pare u mbyll me kete gol.

Ne te dyten ekipi shkodran pati edhe raste te tjera dhe ishte shume prane realizimit edhe te golit te dyte, por kjo nuk ndodhi dhe ne fund e ka pesuar.

Troka ne minuten e 85-te ka barazuar, ndonese pozicioni i saj u duk se ishte jashte loje, por nuk ka menduar keshtu anesori Llukmani e kjo solli edhe reagimin e shkodraneve por asgje nuk ka ndryshuar. Ne minutat e fundit Vllaznia ka serish mundesi per te shenuar me ane te Lufos e Gjinit por nuk ia dalin dhe ketu mbyllet gjithçka ne 1-1.

Pas javes se 5-te te kampionatit, Apolonia kryeson me 13 pike, nderkohe qe Vllaznia eshte e dyta me 10 pike por ka nje ndeshje me pak te luajtur./SHKODRA-SPORT.COM/