Ne barazim 1-1 eshte mbyllur ndeshja miqesore ne mes Vllaznise dhe ekipit te Superliges malazeze Arsenal Tivat. Te dy golat jane shenuar ne pjesen e dyte, fillimisht me ane te Qatos ne minuten e 53-te per vendasit, nderkohe qe miqte kane barazuar 7 minuta para fundit.

Para ndeshjes, presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi dhe drejtori sportiv Tefik Osmani i kane dorezuar ish- portierit te skuadres shkodrane Bojan Zogoviç, qe tashme eshte pjese e skuadres malazeze, fanellen me numrin 166 qe personifikon numrin e ndeshjeve zyrtare qe ka luajtur ne Shkoder.

Trajneri Brdariç aplikoi dy formacione mikse ne dy pjeset e ndeshjes. E nisi takimin me kete 11-she: Juka, Brahimi, Stojanoviç, Bajrami, Spahija, Krymi, Tafili, Kahrimanoviç, Maliqi, Gruda, Çoba. Pas 12 minutash loje, mesfushori Krymi pesoi nje demtim dhe u detyrua te largohej nga fusha e lojes duke i lene vendin Sales. Kjo pjese u mbyll ne shifrat e barabarta 0-0.

Ne te dyten, Vllaznia luajti me Qarri, Beci, Pusi, Juriç, Yago, Sala, Tafili (Deliu), Qato, Delaj, Mala, Çoba. Do te ishte Qato ai qe do te zhbllokonte shifrat me nje gjuajtje nga jashte zone dhe me pas shkodranet pretenduar per nje 11-metersh per pengim ne zone te Males por arbitri Dragusha lejoi vazhdimin e lojes.

Pak para fundit sakaq, nje mosmarreveshje ne mbrojtje ka bere qe malazezet te perfitojne dhe te shenojne golin e barazimit dhe ne kete menyre gjithçka mbyllet ne shifrat 1-1 ne kete ndeshje miqesore./www.shkodrasport.com/