Vllaznia gabon sërish në shtëpi. Pas humbjeve me Flamurtarin dhe Skënderbeut, sot ajo ka barazuar me Bylisin. Në fund të 90 minutave në “Loro Boriçi” është fiksuar rezultati 1-1 por më shumë sesa rezultati, ajo që ka rënë në sy ka qenë loja shumë e dobët e kuqebluve. Ndeshja nuk ka nisur mirë për ta, madje Bylis në dy- tre momente duhej të kishte shënuar. Vllaznia ndërkohë luan shumë dobët, ka shumë pak raste shënimi. Në pjesën e dytë diçka ndryshon por në fakt është Bylis ai që shënon I pari me anë të Kulit në minutën e 72-të.

Shkodranët mundohen të reagojnë dhe arrijnë të barazojnë në minutën e 80-të me anë të Bushiç. Presioni I vendasve në minutat e fundit rritet por nuk ka gol tjetër. Përfundimisht barazim 1-1 në një ndeshje që ka qenë ndër më të dobëtat e Vllaznisë këtë sezon. Trajneri Agim Canaj pas ndeshjes ndër të tjera ka fajësuar për rezultatin e arritur edhe gjyqtarin e ndeshjes megjithatë kjo nuk vlen shumë sepse rezultati përfundimtar i ndeshjes nuk ndryshon më. Me barazimin e sotëm,  Vllaznia ka mbetur ne kuoten e 17 pikeve duke humbur mundesine qe te kalonte ne vendin e dyte ne renditje. Shorti I javeve te ardhshme nuk eshte shume I favorshem per te pasi do kete dy ndeshje ne transferte prandaj dhe barazimi I sotem djeg shume.
Vllaznia- Bylis 1-1
Vllaznia:  Vujadinoviç, Kruja (Bardula 65’), Beqiri, Sykaj, Baci, Belisha, Tafili (Tafili 76’), Kraja,  Shtubina (Dibra 76’), Hajdari, Bushiç.Tr.   
Bylis: Ruçi, Llenga, Basriu, Ristevski, Idrizaj, Kehinde, Gerxho (Kelmendi 90’), Meta, James (Çaushaj 77’), Kuli (Bakiu 86’), Izuçuki. Tr. E.Egbo
Gjyqtarë: K.Meta, G.Koka, R.Avdo 
Shënues: Bushiç 80’/ Kuli 72’
Karton I verdhë: Bushiç, Tafili/Ruçi