Peshëngritësit e Vllaznisë janë duke bërë përgatitjet e fundit për garat e kampionatit kombëtar të të rriturve. Ky kampionat do të zhvillohet në fillim të muajit mars. Ashtu si gjithë këto vitet e fundit, ekipi shkodran do të ketë pretendimet e veta. Në rradhët e tij do bëjnë pjesë edhe këtë kampionat disa sportistë shumë cilësorë duke përmendur këtu Erkand Qerimajn, Isa Balën, Marjan Bregun, Xhulio Prronin por edhe disa të tjerë më të rinj ku përmendim Emanuel Lushin. Disa prej këtyre sportistëve do të kenë pretendimet e tyre për vende të para në peshat respektive.


Në rrethana të tilla, edhe ekipi i Vllaznisë pretendon vendin e parë në renditjen ekipore. Kuptohet që nuk do jetë e lehtë pasi këtë pretendim kanë edhe ekipe të tjera. Por trajnerët e Vllaznisë, Muhamet Tuzi, Genc Barkiçi dhe Artur Lagjja, janë të bindur se paraqitja e sportistëve të tyre do jetë shumë e mirë në këtë kampionat.
© shkodrasport.com