Diten e sotme, Vllaznia ka vijuar me seancat stervitore perpara ndeshjes se rradhes, te premtes ndaj Teutes, per javen e gjashte te Abissnet Superiore. Shkodranet kane pasur shume oshilacione kete kampionat, teksa ne tri ndeshjet e fundit nuk kane marre piket maksimale, duke marre gjashte pike ne tri takimet e fundit.
Ky fakt ka bere qe stafi teknik, me ne krye Mirel Josen, te mundohen te punojne dhe te pergatiten ne qetesi dhe larg presionit, per te shmangur ndonje hap fals si ai ne Kupe ndaj Flamurtarit. Josa ka kerkuar nga skuadra te vijoje me rezultatet pozitive ne kampionat, pasi pavaresisht kundershtarit, nje hap fals do te ishte shume shqetesues per shkodranet, pasi perballe kane nje kundershtar si Teuta, e cila nuk po kalon nje moment mjaft te mire ne kampionat dhe asaj i duhen rezultatet.
Nga ana tjeter, pervec Latifit dhe Boshnjakut, qe do te mungojne ne kete perballje per arsye demtimi, i gjithe grupi i futbollisteve ka qene i plote ne dispozicion te trajnerit Josa. Formacioni titullar do te kristalizohet nje dite perpara sfides, teksa dilemat jane te shumta dhe trajneri Josa pritet te zgjedhe 11-shen e tij ne duelin perballe Teutes vetem ne momentet e fundit.
Perqendrimi i futbollisteve eshte maksimal dhe skuadra vijon te pergatitet me intensitet te larte. Josa e ka pare te nevojshme te motivoje ekipin, pavaresisht se nje takim i tille si ndaj Teutes, nuk mund te mos interpretohet me maksimumin e forces.
Per trajnerin Josa eshte e rendesishme qe skuadra te jete e bashkuar ne prag te nje perballjeje qe do te thote shume per vazhdimesine e sezonit dhe per objektivat. Per kete arsye, trajneri Josa fillimisht zhvilloi nje bisede me te gjithe grupin, duke mbajtur nje fjalim te shkurter dhe duke ndare detyrat dhe pergjegjesite per gjithesecilin.
Atmosfera ne ekip ne prag te ndeshjes ndaj Teutes eshte e mire dhe tek te gjithe ekziston deshira e madhe qe ecuria e mire te vijoje me rezultate pozitive, teksa ne kete moment tek Vllaznia flitet vetem per ndeshjen e rradhes.
Maringlen ZHIVANI