Vllaznia bën lëvizjen e parë në merkato dhe ka bërë pronë të saj një volejbollist të huaj. Bëhet fjalë për Yauheni Misiyuk i cili ka firmosur tashmë me kuqeblutë ndërkohë që do t’i bashkohet ekipit në stërvitje javën e ardhshme.

Në këtë mënyrë, pretendimet e stafit teknik duket se po plotësohen dhe kjo do ta bëjë edhe më të fortë atë. Misiyuk është 29 vjeç dhe luan në pozicionin diagonal.

Kohët e fundit ka qenë pjesë e ekipit rus Prikamye I gjatë 1.99 m, ai ka një eksperiencë shumë të madhe dhe për këtë arsye, shkodranët
presin që të marrin ashtu si duhet shërbimet e këtij volejbollisti.

Me të është firmosur një kontratë deri në fundin e këtij sezoni dhe marrja e këtij sportisti është bërë e mundur me mbështetjen financiare të Sportklub Vllaznia. Sipas trajnerit Kraja, shpresohet shumë që ekipi të përfitojë nga përvoja dhe eksperienca e këtij volejbollisti, ndërkohë që sipas tij po shihet edhe mundësia për marrjen e një tjetër sportisti.

Por për këtë duhet mbështetja e ndonjë sponsori. Vllaznia siç dihet është shpallur “kampione dimri” dhe për të mbajtur këtë vend deri në fund, i duhen përforcime. Shpresohet shumë për gjetjen edhe të një tjetër lojtari cilësor në mënyrë që kuqeblutë të fitojnë të dytin titull kampion në këto tre vitet e fundit.

Misiyuk kryesisht ka luajtur në kampionatin bjellorus, por në vitet e fundit ka luajtur edhe në Rusi dhe Lituanin ndërkohë që në tek Vllaznia do të jetë përvoja e tij e tretë jashtë Bjellorusisë.
© shkodrasport.com