Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra “ka bërë detyrën” duke fituar dhe u kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Ka ndodhur kështu në ndeshjen e luajtur në kryeqytet teksa përballë ka patur ekipin “Term” ndaj të cilit ka fituar me rezultatin e pastër 4-0.
Për të zhbllokuar shifrat ka menduar golashënuesja më e mirë në botë për vitin 2018 Megi Doçi që ka shënuar goline parë në minutën e 42-të të ndeshjes.
Me vetëm këtë gol është mbyllur pjesa e parë ndërkohë që në të dytën do të vinin edhe tre golat e tjerë. Fillimisht ka shënuar Franja në minutën e 56-të ndërkohë që goli i tretë mban për autore Djegsinën në minutën e 68-të.
Për të mbyllur takimin do të mendonte sërish Franja që do të shënonte në ’86 golin e katërt dhe të fundit të tij. Në këtë mënyrë Vllaznia ka fituar 4-0 dhe është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës.
Ajo tashmë pret të mësojë emrin e ekipit kundërshtar me të cilin do të ndeshet në turin tjetër ku padyshim që objektiv do të jetë sërish fitorja dhe kalimi në finale. Vllaznia siç dihet e ka fituar rregullisht këtë trofe pesë sezonet e fundit dhe do të synojë ta bëjë këtë gjë edhe në sezonin aktual.
© shkodrasport.com