Vllaznia nuk ndalet në merkato. Kuqeblutë kanë “pronotuar” lojtarin e dytë që do të afrojnë në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për Elvir Malokun, sulmuesin 24 vjeçar që me herët ka qenë pjesë e Kombëtares U21 të Shqipërisë.

Lojtari së fundmi u aktivizua në Poloni me Olimpia Gruzdiazd dhe me të gjitha gjasat është gjetur marrëveshja që lojtari të bashkohet në merkaton e radhës me shkodranët. Sipas shtypit të shkruar, lojtari po stërvitet me Vllazninë dhe do të jetë gati në janar.

Lojtari është produkt i akademisë sëRijekas, ndërsa më herët ka luajtur me Hajdukun e Splitit, Gimnastic në Spanjë apo Aek Larnaca në Qipro. Me kuqezinjtë e vegjël, 24 vjeçari ka zhvilluar tre takime.

Vlera e Malokut në treg sipas transfermarkt është 75 mijë euro. Pas Abdurrahman Fangaj, Vllaznia ka siguruar një tjetër lojtar për janarin.

Elvir Maloku bëhet lojtari i dytë i “kaparuar” për merkaton e dimrit, ku dihet se më herët është gjetur akordi edhe për rikthimin e mbrojtësit Abdurrahman Fangu, i cili është në fazë rikuperimi nga operacioni që kreu pas largimit nga Laçi.