Vllaznia ka bere te ditur se nga paraditja e sotme ka nisur edhe shitja e biletave per ndeshjen qe do te luaje neser ndaj Flamurtarit. Njekohesisht ka publikuar edhe çmimet e tyre qe variojne nga 200 leke deri ne 1000 leke ato ne tribunen VIP.
Klubi shkodran u ka bere thirrje tifozeve per ta mbeshtetur skuadren ne kete ndeshje te pare te ketij viti per t’i bere nje start te mbare te ndeshjeve te ketij viti. Ja njoftimi i klubit shkodran:
“KF Vllaznia bën të ditur se duke nisur nga sot në ora 10.00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e kampionatit, atë me Flamurtarin që luhet të martën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Oraret e hapjes së sporteleve janë si më poshtë:
E hënë 10:00- 14:00
16.30- 19.00
E martë 10:00 deri në përfundimin e ndeshjes
Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:
Tribunat C dhe E 200 lekë
Tribuna D 300 lekë
Tribuna A- B 500 lekë
Tribuna VIP 1000 lekë
KF Vllaznia fton gjithë tifozët e saj të jenë të pranishëm në këtë ndeshje për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje të parë të këtij viti, duke shpresuar që të bëjmë edhe një start të mbarë me fitore.
#EjaedheTi