Vllaznia e femrave ka marre edhe nje tjeter fitore ne kampionat, ne sfiden ndaj Lushnjes e vlefshme per javen e trete te kampionatit kombetar. Ne fushen sportive “Reshit Rusi”, vajzat e drejtuara nga trajneri Nikolin Leka kane fituar me rezultatin 5-0.

Ne fakt, kjo ndeshje ka qene thjesht nje test per disa prej lojtareve shkodrane qe nuk kane gjetur hapesirat e duhura deri tani dhe per kete arsye jane aktivizuar ne kete ndeshje me idene per te marre minutat e duhura, ndaj nje kundershtari relativisht te lehte.

Megjithate ne fushe ka qene edhe Megi Doçi e cila madje ka shenuar edhe golin e pare te ndeshjes qe ne minuten e 5-te te saj. Me pas ka shenuar kapitenia Esmeralda Franja dhe sulmuesja e re Klaudia Borci. Ne kete menyre pjesa e pare eshte mbyllur me avantazhin 3-0 ne favor te Vllaznise.

Ne pjesen e dyte ka patur vend edhe per dy gola te tjere te vajzave kuqeblu te cilet jane shenuar nga Rrezona Ramadani dhe Megi Doçi dhe ne kete menyre, i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren e tyre me shifrat 5-0.

Pas tre javesh kampionat, Vllaznia udheheq renditjen e vetme me 9 pike te plota pas tre fitoreve te arritura, nderkohe qe golaverazhi i saj eshte fantastik, me 19 gola te shenuar dhe asnje te pesuar. Gjithsesi vemendja e saj tashme eshte spostuar tek sfida e se merkures per Ligen e Kampioneve ndaj ekipit te Çelsit./SHKODRA-SPORT.COM/