Kupa e Shqipërisë për U-19 ka mësuar çiftin finalist që do të përballet të mërkurën në orën 12:00 në Elbasan Arena. Besa dhe Vllaznia do të përballen ndërmjet tyre për të fituar trofeun e parë për sezonin 2018-2019.

Në qendrën sportive Kamëz janë zhvilluar dy ndeshjet gjysëm finale që kanë vendosur përballë Shkëndijën e Tiranës përballë Besës së Kavajës dhe Vllazninë me Shkëndijën e Durrësit.

Besa ka triumfuar me rezultatin 3-1 përballë Shkëndijës ndërkohë që ndeshja e dytë është mbyllur në barazim 1-1. Shkodranët janë treguar më të saktë nga pika e bardhë e penalltive duke triumfuar 3-1 dhe duke siguruar ndeshjen finale.

E marta dhe e mërkura janë ditë finalesh për moshat, me Flamurtarin dhe Teutën që do të luajnë në orën 12:00 në finalen për U-17 dhe Besa e Vllaznia do të diskutojnë trofeun për U-19.