Në dy javët e fundit Vllaznia i ka luajtur ndeshjet e saj jo të shtunën si zakonisht por një ditë më pas. Arsyeja ka qenë transmetimi i tyre nga RTSH që ka edhe ekskluzivitetin e kësaj kategorie.
Ndërkohë këtë javë do të luhet takimi Vllaznia- Besëlidhja dhe tifozët shkodranë padyshim që kanë qenë të interesuar për të mësuar ditën dhe vendin ku do të zhvillohet kjo ndeshje.
Ka qenë vetë klubi shkodran ai që e ka publikuar këtë gjë pak minuta më parë duke bërë të ditur se ndeshja Vllaznia- Besëlidhja do të luhet ditën e shtunë këtë herë. Ajo do të nisë në orën 14.00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”.
Padyshim që ekipi shkodran kërkon fitoren e rradhës por duket se me të njëjtin objektiv do vijnë në Shkodër edhe lezhjanët. Gjithsesi do të jetë fusha e lojës ajo që do të vendosë verdiktin e këtij takimi.
Kuqeblutë duken të vendosur për të mos u ndalur në rrugëtimin e tyre drejt Superligës dhe për këtë arsye, do të tentojnë fitoren e 11-të në këtë kampionat.
© shkodrasport.com