Ndeshja e sotme ne mes Vllaznise dhe Beselidhjes e cila do te percaktoje edhe skuadren e 10-te qe do te luaje ne Superligen e sezonit te ardhshem, i eshte besuar arbitrit Laver Alla.
Arbitri i kolegjiumit te Lushnjes do te kete edhe nje asistent nga ky kolegjium, pikerisht Devis Koreshi, ndersa asistenti tjeter do te jete Ilir Tartari i kolegjiumit te Fierit.
Nderkohe arbiter i katert per kete takim eshte caktuar Blerim Ziri nga Fushe- Kruja. Vezhgues i tyre eshte tiranasi Ervis Peza ndersa delegat i Federates Shqiptare te Futbollit do te jete Alban Tafaj.
Te dy ekipet e kane vleresuar maksimalisht kete sfide dhe sigurisht qe presin nje ballafaqim dinjitoz ne fushen e lojes duke shpresuar qe vendimet e arbitrave te mos ndikojne ne rezultatin e saj.
www.shkodrasport.com