Dilemat e krijuara më së fundi në lidhje me të ardhmen e futbollistit Ardit Krymi, kanë marrë fund ditën e sotme. Klubi Vllaznia ka vendosur t’ia rinovojë kontratën ekzistuese duke “e blinduar” atë me një kontratë të re, kohëzgjatja e së cilës përfundon në vitin 2020. Kjo do të thotë se mesfushori 21 vjeçar do të jetë pjesë e kuqebluve edhe për tre sezonet e ardhshme.
Kjo gjë është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit. Në këtë mënyrë, kanë marrë fund edhe hamendësimet në lidhje me të ardhmen e këtij futbollisti. Sigurisht që ai konsiderohet një element i rëndësishëm i Vllaznisë dhe drejtuesit e saj kurrsesi nuk do të mund të hiqnin dorë prej tij. Megjithatë kjo ka qenë e pamundur se lojtari ka qenë nën kontratë deri në fund të sezonit 2018-2019 dhe tashmë kjo kontratë i është zgjatur edhe me një sezon tjetër.
© shkodrasport.com