Mejdan ZHIVANI
Vllaznia-Bylis, drejt kompromosit për Dimon
I konsideruar si një “operacion” i vështirë, duket se më në fund mes drejtuesve të Vllaznisë dhe atyre të Bylisit mund të gjendet kompromisi për kalimin e sulmuesit Amarildo Dimo në radhët e kuqebluve. Burime të mirinformuara, por të rezervuara, pasditen e djeshme, kanë pohuar faktin se për këtë transferim të mundshëm, palët janë drejt gjetjes së gjuhës së përbashkët. Gjatë gjithë javës që kaloi, por edhe dje, nuk kanë munguar kontaktet e drejtë për drejta, apo edhe telefonike, qoftë mes drejtuesve të dy klubeve, por edhe me futbollistin në fjalë. Madje mësohet, se pikërisht për këtë çështje, dje ka patur një takim kokë më kokë mes presidentit të Bylisit Besnik Kapllanaj dhe sulmuesit dhe kapitenit të këtij ekipi Amarildo Dimo, një takim, që në fakt ka munguar prej shumë ditësh. Ky i fundit e kanë thënë prej kohësh fjalën e tij, se do të dëshironte të bëhej pjesë e Vllaznisë, me çdo kusht apo me çdo çmim dhe se e kishre ëndërr, kur kujtojmë se ktheu mbrapsht edhe ofertën e Tiranës, vetëm për të bërë realitet këtë dëshirë të tij. në krahun tjetër presidenti Kapllanaj, edhe pse është ulur disa herë në tavolinë me drejtuesit e Vllaznisë, gjatë këtij muaji, ai ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, duke pretenduar se Vllaznia duhet të paguajë, nëse dëshiron të marrë që tani shërbimet e Dimos, pasi ai ka edhe gjashtë muaj kontratë me ballshiotët. Por insistimi i krerëve të klubit shkodran në mënyrë zyrtare dhe brenda të gjitha rregullave, por nisur dhe nga raportet, që kanë patur klubet në të shkuarën, gjithnjë mbeti i hapur versioni se autori i 9-të golave për Bylisin në këtë sezon, deri tani, mund të vishej kuqeblu. Dhe me shumë gjasa ashtu mund të ndodhë. Edhe një herë tjerët, duket se palët janë fare pranë kompromisit, gjë e cila mund të zgjidhet deri me 31 janar, por edhe më përpara. Kjo konfirmohet nga burime pranë të dy klubeve, Vllaznisë dhe Bylisit. Amarildo Dimo kërkohet me insistim dhe nga trajneri i shkodranëve Rudi Vata, që mendon se karakteri i këtij futbollisti, forca dhe egoja e tij, do t’i shërbejnë shumë kuqebluve, gjatë gjithë fazave të lojës, por në mënyrë të veçantë, në atë përmbyllëse, pra në fazën finale të aksioneve. Ai ka zhvilluar një fazë të parë, shumë të mirë me Bylisin, duke u aktivizuar në 100 % të ndeshjeve. Nuk dihet me saktësi se si po shkohet drejt arritjes së kompromisit mes Vllaznisë dhe Bylisit, për Dimon, por me shumë gjasa, do të jetë presidenti Kapllanaj, që do t’i hapë rrugë “operacionit” kuqeblu në këtë drejtim, duke patur pak më pak se 15 mijë euro, që ka kërkuar në fillim, por ndoshta s’do të paguhet asgjë. Por mbetet dhe një alternativë, që shuma e kërkuar nga ballshiotët në këtë rast, të jepet me këste. Me këtë rast mund të marrë fund, përfundimisht, në favor të Vllaznisë, dhe “telenovela” e mbrojtësit brazilian Da Silva. Të shohim!