Vllaznia-Bylis, finalja e Kategorisë së Parë me shumë gjasa mund të luhet të mërkurën ose të enjten e javës që vjen dhe me shumë gjasa në “Elbasan Arena”.

Takimi interesant mes dy skuadrave më të mira të Kategorisë së Parë në këtë sezon luhet për 30 milionë lekë.Ende nuk ka asnjë njoftim nga FSHF-ja, por me shumë gjasa ashtu si për finale e viteve të fundit edhe këtë sezon, finalja do të luhet në “Elbasan Arena”.

Gjithsesi, pritet që të ketë një komunikatë zyrtare edhe nga vetë FSHF-ja për vendin, datën dhe orarin e ndeshjes finale të Kategorisë së Parë.

Te dyja skuadrat e pretendojne fitoren e ketij trofeu, natyrisht edhe per moral sepse ne fund te fundit eshte titull kampion, por edhe per te marre shumen financiare qe akordohet per fitimin e tij.

Vllaznia ne fakt e ka kete pretendim edhe njefare detyrimi, ngaqe eshte emer me i madh ne futbollin shqiptar sesa Bylis por kjo nuk do te thote asgje sepse do jene 90 minutat e kesaj ndeshje qe do te vendosin per fituesin e saj.