“Abissnet Superiore” zbret sot në fushë me dy ndeshje të javës së 9-të. Në “Loro Boriçi”, Vllaznia do të presë Bylisin, ora 17:45, një sfidë që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH. Dy skuadra, që kërkojnë fitoren. Shkodranët nuk e kanë provuar një të tillë prej tri ndeshjesh, ndërsa ballshiotët prej dy ndeshjesh.

Fitorja e fundit e shkodranëve është ajo me Kastriotin 1-0, pasuar nga barazimi 0-0 me Teutën, humbja 1-2 me Partizanin dhe barazimi 1-1 me Laçin. Fitorja e fundit e Bylisit është ajo me Erzenin 4-1, me pas humbje 0-2 me Kukësin dhe 0-1 me Tiranën.

Në të njëjtën orë, pra 17:45 në “Niko Dovana” Teuta do të presë Partizanin. Bregdetarët vijnë në këtë sfidë pas fitores së parë të arritur në këtë sezon, 2-1 në fushën e Egnatias dhe do të kërkojnë vazhdimësi. Partizani vjen pas barazimit pa gola me Kastriotin dhe çdo rezultat tjetër në këtë ndeshje, veç fitores, do i kompromentonte qëndrimin në vendin e parë.

Java e 9-të do të vazhdojë ditën e shtunë me tri ndeshje të tjera. Kukësi do të kërkojë vazhdimësinë përballë Egnatias, një skuadër që ka ndryshuar trajner, duke larguar Tetovën dhe emruar në vend të tij Shpëtim Duron, një ekspert i Superiores.

Kastrioti, një kockë e fortë për të gjithë, do të presë Laçin që duket se është ringritur pas atij fillimi të vështirë të sezonit. Java do të mbyllet me sfidën mes Tiranës dhe Egnatias.