Presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj ka qenë sot në Shkodër dhe ka biseduar me drejtuesit e Vllaznisë por palët nuk kanë rënë dakord për kalimin e dy futbollistëve, Da Silva e Doimo nga Bylisi tek Vllaznia. Ai ka qëndruar gjatë duke biseduar me dy drejtuesit e Vllaznisë, Kujtim Shabën dhe Armir Grimën për mundësinë e gjetjes së akordit për transferimin e dy futbollistëve, Da Silva e Dimo. Por ndryshe nga sa mendohej, presidenti Kapllanaj ka devijuar nga premtimet e mëparshme. Për ta lënë të lirë Da Silvën ka dashur një shumë të hollash ndërsa për ta lënë Dimon, ka dashë të marrë Hasanin dhe Karakaçin dhe kartonat e tyre.
Kjo kërkesë e tij është kundërshtuar në mënyrë kategorike nga drejtuesit kuqeblu që kësisoj e kanë parë se nuk mund të arrihej asnjë akord me Kapllanajn. Në këtë mënyrë, bisedimet e djeshme janë mbyllur pa sukses dhe është lënë për t’u biseduar sërish në ditët e ardhshme megjithatë nëse palët nuk lëvizin nga llogoret e tyre, Bylisi do mbajë vetëm Dimon, Vllaznia nuk do ketë as Dimon e as Da Silvën. Ky i fundit sot ka qenë në stërvitje me kuqeblutë duke menduar se do ishte pjesë e tyre për pjesën e mbetur të sezonit por tashmë gjërat kanë marrë rrjedhë tjetër dhe nuk dihet çfarë do ndodhë.
www.shkodrasport.com