Agim Canaj mori drejtimin e skuadrës kuqeblu në fundin e fazës së tretë pas largimit drejt SHBA-ve të ish-trajnerit Hasan Lika.

Canaj e riktheu Vllazninë në elitë, ndërsa tashmë trajneri është pa kontratë në Shkodër. Në fakt në kampin kuqeblu askush nuk e ka mendjen te Vllaznia dhe futbolli, duke qenë se skuadra financohet me kapital 100% nga Bashkia e Shkodrës.

Duke qenë se jemi në periudhë fushatë zgjedhore, te Vllaznia pak janë duke u angazhuar me futbollin, ndonëse në skenë flitet për emra lojtarësh, rikthime apo largime.

Një gjë është e sigurt, me përjashtim të 3-4 futbollistëve titullarë, të gjithë të tjerët janë pa kontratë. Kjo është më shuam shqetësuese, sepse kurrë Vllazninë kjo periudhë nuk e gjente si këtë vit.

Por, duket se edhe trajneri Agim Canaj, pavarësisht se ka marrë “bekimin” e kryebashkiakes Ademi apo dhe marrëdhëniet me drejtuesit e klubit janë shumë të mira, ka marrë oferta. Ekipe të Kategorisë së Parë, por edhe në Superiore e duan trajnerin që ka shumë eksperiencë në trajning të futbollin shqiptar.

E nëse ndodh kështu, në Shkodër duhet që ta nisin nga e para, duket e vështirë, por jo e pamundur, por situata aktuale te Vllaznia nuk është aspak optimiste!vipsport/