9-0 ne ndeshjen e pare dhe 9-0 edhe ne ndeshjen e dyte. Vllaznia e femrave duket se eshte “abonuar” me kete rezultatet ne keto javet e para te kampionatit. Edhe sot ajo fitoi me kete rezultat ne “derbin” ndaj AAS ne ndeshjen e luajtur ne kompleksin “Hasaj”.

Ndeshja ka nisur me gol per vajzat kuqeblu te cilet kane kaluar ne avantazh me ane te Megi Doçit ndersa me vone ka qene futbollistja Gjergji qe ne minuten e 21-te do te dyfishonte shifrat.

Ne pjesen e pare do te kishte edhe tre gola te tjere. Fillimisht me ane te Lufos, e me pas eshte po kjo futbolliste qe do te shennte serish edhe golin e katert dhe te dytin personal. Nderkohe nje minute para fundit te pjeses se pare do te ishte rradha e amerikanes Dauzat per te shenuar ne porten e AAS.

Ne pjesen e dyte nderkohe do te shenoheshin edhe kater gola te tjere. Doçi do te shenonte serish, te dytin personal, po ashtu edhe te tretin dhe te njejten gje ka bere edhe Lufo duke shenuar edhe ajo golin e trete te saj.

Per te mbyllur ndeshjen nderkohe do te mendonte amerikania tjeter Doyle qe ne minuten e 90-te do te shenonte golin e nente dhe te fundit. Perfundimisht 9-0 per Vllaznine e cila pas javes se dyte te kampionatit kryeson renditjen. Objektivi i kesaj skuadre edhe sivjet padyshim qe eshte fitimi i titullit kampion, titull ky qe do te ishte i shtati per te.
www.shkodrasport.com