Ka qene deshira e madhe e drejtuesve te Vllaznise per ta patur ne skuadren e tyre per sezonin e ri por kjo levizje nuk do te realizohet.

Endrit Hysenagolli me shume mundesi nuk do te jete jo vetem pjese e ekipit shkodran por edhe e asnje ekipi tjeter te kampionatit shqiptar.

Basketbollisti i Teutës Endrit Hysenagolli do të luajë për sezonin e ri në Francë me ekipin e Ajaccios. 31-vjeçari mbylli një sezon fantastik me “djemtë e detit” duke fituar Kupën e Shqipërisë, si dhe duke u shpallur nënkampion i Ballkanit dhe nënkampion i Shqipërisë.

Hysenagolli është njëri basketbollistëve më të suksesshëm të Shqipërisë në vitet e fundit duke koleksionuar një sërë trofesh me Tiranën, Kamzën etj.

Nje lojtar qender i cili ka treguar se eshte me i miri ne kampionatin shqiptar ne pozicionin e tij dhe padyshim qe afrimi i tij tek Vllaznia do te ishte nje goditje ne merkato, megjithate tashme kjo gje ka marre fund dhe drejtuesit kuqeblu duhet te mendojne te gjejne ndonje piste tjeter.