Vllaznia e ka humbur me rezultatin 72-75 ndeshjen ndaj ekipit rumun të Krajovës pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Pavarësisht humbjes, duhet thënë se ekipi shkodran ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë duke marrë edhe duartrokitjet e publikut të shumtë që kishte mbushur plot e përplos pallatin e sportit. Ndeshja ka patur shumë rivalitet e kjo është parë qartë në të katër periodat e saj.
E para është mbyllur në shifrat 25-25 ku është dalluar basketbollisti I Vllaznisë Mirza Sarajlija me trepikëshat e tij. Barazim edhe në periodën e dytë 16-16 dhe skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë. Ndërkohë në të tretën, shkodranët kanë udhëhequr rezultatin dhe e kanë mbyllur atë në shifrat 20-19. U krijua shpresa se ato mund ta fitonin ndeshjen por lodhja e Sarajlijës dhe marrja e personaleve, kanë bërë që rumunët të jenë më të qetë duke bërë që të fitojnë periodën e katërt me rezultatin 15-11 dhe krejt ndeshjen në shifrat 75-72. Pavarësisht humbjes, basketbollistët kuqeblu kanë marrë duartrokitje të shumta nga tifozët e zjarrtë. Pas ndeshjes, trajneri I Vllaznisë Bledar Gjeçaj është shprehur I kënaqur me lojën e zhvilluar, madje sipas tij, nga mënyra si shkoi loja, shkodranët edhe mund të fitonin. Ndeshja e sotme me Krajovën ka treguar se Vllaznia mund të matet si e barabartë me ekipet e tjera pjesmarrëse në Ligën Ballkanike megjithatë kjo pjesmarrje do ta ndihmojë atë dhe sportistët e saj për të marrë më shumë përvojë për të tilla takime ndërkombëtare.
© shkodrasport.com