Mbyllet ndeshja ne “Loro Boriçi” dhe Vllaznia fiton me rezultatin 4-0. Nje rezultat qe i favorizon ate per vazhdimin kampionatit. Rezultati eshte zhbllokuar shpejt.
Ne minuten e 6-te Sukaj shfrytezon nje top te pasuar nga Vucaj pas shpines se mbrojtjes kundershtare dhe e dergon ate ne rrjete.
Nje nisje e shkelqyer e kesaj ndeshje nga kuqeblute. Nente minuta me vone perseritet e njejta gje. Topi kete here shkon tek Ribaj qe perballe Spahos e dergon topin serish ne rrjete.
15 minuta loje dhe 2-0 per Vllaznine ne nje ndeshje qe ishte konsideruar shume e sikletshme per te.
Me kalimin e minutave, tempi i kuqebluve bie disi dhe kjo u jep mundesi lushnjareve te shohin drejt portes se Sherrit qe eshte ne lartesine e duhur.
Ne minuten e 45-te Sukaj ben nje “çmenduri”. Shenon nga rreth 60 metra dhe vulos rezultatin 3-0 per Vllaznine ne kete pjese te pare.
Ne pjesen e dyte niveli i lojes bie megjithate do kete vend edhe per nje gol te katert. Autor i tij do te jete i riu Pusi i cili vetem dy minuta me vone, pikerisht ne ‘82 do te shenonte golin e katert.
Perfundimisht 4-0 per Vllaznine qe merr nje tjeter trepikesh te rendesishem per Vllaznine.