Vllaznia e volejbollit te meshkujve e ka nisur mire ndeshjen ndaj Erzenit, por nuk ia ka dale te fitoje dhe ne fund eshte detyruar te pranoje humbjen ne shifrat 1-3 ne ndeshjen e luajtur pasditen e se premtes ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Djemte e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja i kane bere nisjen e duhur ketij takimi duke e fituar setin e pare me shifrat 25-22 dhe kjo krijoi pershtypjen se gjithçka do te fliste ne favorin e tyre, por ne fakt nuk do te ndodhte keshtu.

Shijakasit kane reaguar menjehere ne setin e dyte duke e udhehequr ate dhe ne fund e kane fituar me shifrat 25-19 duke barazuar gjithçka sa i takon numrit te seteve. Kjo beri qe Vllaznia te leshonte ne loje dhe setin e trete do ta humbte krejt lehtesisht ne shifrat 25-15.

Megjithate ne te katertin, volejbollistet shkodrane reagojne dhe bejne nje performance te mire duke tentuar ta çojne ndeshjen ne set te peste, por nuk do te ndodhte keshtu sepse ne fund ka qene serish Erzeni qe ka fituar me rezultatin 28-26 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen ne shifrat 3-1.

Ne kete menyre, Vllaznia detyrohet te pesoje nje tjeter humbje dhe kuptohet qe tashme fokusin duhet ta perqendroje tek sfida e rradhes. Objektivi i saj eshte per per te qene ne mes kater ekipeve me te mira te kampionatit dhe per ta arritur kete gje, padyshim qe i duhet te fitoje./SHKODRA-SPORT.COM/